Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Moratti: Po të kisha para pa limite, do ta riblerja Interin menjëherë
3 Janar 2026 12:39 Alfred Lleshi Dinastia “Moratti” dhe Interi, një lidhje që nuk këputet kurrë. I ftuar në podcastin “Outsider Insight”, Angelo Moratti (djali i Gian Marco dhe nipi i presidentit historik Massimo) ka ndezur fantazinë e tifozëve. I pyetur nëse do ta riblente klubin po të kishte burime të pakufizuara financiare, përgjigjja e tij ishte e prerë: “Po, do ta bëja”. Një akt dashurie i pastër, i ndjekur megjithatë nga një dozë realizmi. Vetë Angelo pranoi se, në futbollin e sotëm, të dominuar nga fondet sovrane dhe kapitalet e huaja, kthimi te një menaxhim “familjar” është diçka pothuajse e pamundur.