Montella, i rrethuar nga tensioni total: Je kundër Beşiktaşit, pse nuk thërret më të mirët?

Montella, i rrethuar nga tensioni total: Je kundër Beşiktaşit, pse nuk thërret më të mirët?

30 Mars 2026 9:08 Alfred Lleshi Në prag të ëndrrës botërore, Turqia e Vincenzo Montella po kalon ditë të tensionuara. Ndërsa kombëtarja përgatitet për finalen e “play off”-it ndaj Kosovës, ambienti është i ndarë mes mbështetjes së fortë që japin shifrat dhe polemikave lokale. Në qendër të kritikave është raporti i supozuar, që nuk u konsolidua kurrë me Beşiktaşin, i rindezur nga “rasti Kılıçsoy”. Sulmuesi, sot talent i Cagliarit, është kthyer në simbolin e përçarjes. Përjashtimi i tij nga formacioni titullar, në gjysmëfinalen kundër Rumanisë, dhe lëvizjet e vazhdueshme me U-21 kanë shtyrë disa kritikë ta etiketojnë trajnerin italian si “anti Beşiktaş”, duke e akuzuar se injoron talentet më të mira të rritura në klubin bardhezi. Megjithatë, shifrat tregojnë një realitet tjetër. Me një mesatare...