Momenti për të mbrojtur trofeun, Dinamo e nis nga Kupa

Momenti për të mbrojtur trofeun, Dinamo e nis nga Kupa

Dinamo i ka dhënë fund shpejt pushimeve të fundvitit dhe është rikthyer në fushë që në datën 3 janar. Për skuadrën e Dajës nuk ka pasur shumë kohë për të pushuar duke qenë se ndryshe nga skuadrat e tjera që e mbyllën kampionatin para Krishtlindjeve, Dinamo dhe Egnatia zhvilluan finalen e Superkupës, e fituar nga kryeqytetasit me rezultatin 3-1. Skuadra blu ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Besës së Kavajës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Daja, do të ketë një objektiv të qartë këtë sezon, ku veç titullit që natyrisht është përmendur shpesh herë nga drejtuesit e klubit, edhe mbrojtja e Kupës së Shqipërisë, është një objektiv tjetër. Dinamo i mori Egnatias në vitin e shkuar 2...