Momente paniku në stadium, shtyhet dueli Fulhem-Liverpul
Ndeshja e Premier Ligës mes Fulhem dhe Liverpul në “Craven Cottage” është shtyrë për disa minuta. Shkak është bërë një incident mjekësor në tribuna që kërkoi ndërhyrjen e shpejtë të stafit mjekësor. Për këtë arsye, ora e fillimit të takimit u zhvendos në 16:15. Të dy klubet shprehën shqetësim dhe mbështetje për personin e prekur. Stafi i stadiumit koordinon aktualisht situatën për të garantuar sigurinë e tifozëve të tjerë. Fulham ka bërë thirrje për qetësi dhe respekt ndaj individit dhe familjes së tij. Liverpul gjithashtu u kërkoi tifozëve të ruajnë distancën dhe të lejojnë ekipin mjekësor të punojë pa pengesa.
Burimi:
sot.com.al