Modrić, ndër kuqezinjtë më optimistë për përmbysjen e Interit dhe fitimin e titullit në Serie A

Modrić, ndër kuqezinjtë më optimistë për përmbysjen e Interit dhe fitimin e titullit në Serie A

30 Mars 2026 9:16 Alfred Lleshi Luka Modrić nuk e ka humbur objektivin nga sytë. Kur zgjodhi Milanin, e bëri me një ide të qartë; të vazhdojë të fitojë dhe ta pasurojë karrierën tashmë të jashtëzakonshme. Edhe sot, pavarësisht një kalendari të vështirë dhe diferencës me Interin kryesues, mesfushori kroat, shkruan “MilanNews”, mbetet ndër më të bindurit në dhomat e zhveshjes kuqezi se përmbysja për titull është ende e mundur. Para se të rikthehet te Milani, Modrić ka një angazhim të rëndësishëm me kombëtaren e tij. Të martën në mbrëmje do të jetë protagonist në sfidën kundër Brazilit, një ndeshje shumë tërheqëse edhe për praninë në stol të Carlo Ancelottit, figurë shumë e lidhur me mesfushorin. Sipas planeve me trajnerin, Modrić do të qëndrojë në...