Mitaj po rikthehet frikshëm në Arabi, sllovakët ftojnë tifozët kundër Kosovës
Mitaj është kthyer përsëri në një të paprekshëm në radhët e skuadrës saudite dhe kjo shihet qartë pasi po luan rregullisht në kampionat dhe në kompeticionet ndërkombëtare. Ndaj edhe sot ai ishte në fushë nga minuta e parë në këtë duel, në të cilin tifozeria e ekipit të tij kishte përgatitur një koreografi spektakolare ku shkruhej “Çliroje bishën”, si sinjal për skuadrën që të bënte maksimumin. Skuadra në fushë iu përgjigj ashtu siç duhej dhe ndonëse përballë kishte një ekip me emra të njohur si Hozelu e Brahimi, dominoi me lojë e me gola, duke fituar me shifrat 7-0, për të bërë të sigurt kalimin në turin tjetër të Ligës së Kampioneve në Azi. Ndërkohë, Federata e Futbollit e Sllovakisë ka nisur fazën tjetër të...
Burimi:
sot.com.al