Mitaj peng te Al Itihad në Arabi, Daku vijon të marrë vlerësime te Rubin Kazani në Rusi

Mitaj peng te Al Itihad në Arabi, Daku vijon të marrë vlerësime te Rubin Kazani në Rusi

Adriatik BALLA Disa lojtarë të Kombëtares po kalojnë vështirësi me formën sportive, një pjesë vuajnë pasi në klubet e tyre nuk ka vend për formacionin titullar, e të tjerë që presin të mësojnë skuadrën e re në merkato. Megjithatë, dy lajme pozitive ka në këto zhvillime: Berat Gjimshiti kthehet nga dëmtimi dhe kjo ka gëzuar Atalantën, kurse sulmuesi Mirlind Daku merr elozhe në Rusi nga trajneri i Rubin Kazanit. Mitaj “në ajër” te Al Itihadi arab Mario Mitaj vijon ta ketë të paqartë situatën tek Al Itihad. Lideri i Kombëtares shqiptare përfundoi sërish në tribunë dje, ndërsa ekipi i tij mposhti 2 me 1 Al Okhod. Mitaj mund të thuhet tashmë se është peng i trajnerit Serxho Konseisao. Kjo pasi vetë portugezi është shprehur se...