No Image Available

Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë mbyllin sot sezonin! Sylvinho: Do të ketë 2-3 ndryshime në formacion

Pesë ditë nga humbja në Poloni që ndërpreu ëndrrën për një biletë në botëror, kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë sonte në stadiumin e Valencias për sfidën miqësore kundër Ukrainës. Ashtu siç premtoi edhe në konferencën e djeshme për shtyp Sylvinho pritet të ketë disa ndryshime në formacion, edhe për faktin se bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore. Në portë, me shumë gjasa do të jetë sërish Strakosha, i ndihmuar në qendër të mbrojtjes nga Cake dhe Gjimshiti. Hysaj konfirmohet në të djathtë, ndërsa Pilon do të mbrojë nga e majta. Në mesfushë, treshja Laçi, Shehu dhe Asllani do të mbeten të pandryshuar, ndërkohë që treshja e sulmit pritet të ketë ndryshime. Në të djathtë të sulmit, pritet që të jetë Anis Mehmeti titullar si...