Miqësorja me Ukrainën / Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Valencia
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e djeshme në Valencia, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen miqësore të 31 marsit ndaj Ukrainës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në qendrën Parador de El Saler të Valencias, duke u përqendruar në ushtrime fizike, qarkullimin e topit dhe skema taktike. Departamenti i Komunikimit në Fshf bën me dije se grupi i 24 lojtarëve ishte i plotë dhe janë në gjendje të mirë fizike. Ndeshje miqësore Ukrainë-Shqipëri do të luhet më datë 31 mars, ora 20:45 në “Estadi Ciutat de València”, Spanjë.
Burimi:
sportekspres.com