Miqësorja kundër Uzbekistanit, trajneri Bushi: Të ndërtojmë një ekip të fortë, konkurrues & solid

Miqësorja kundër Uzbekistanit, trajneri Bushi: Të ndërtojmë një ekip të fortë, konkurrues & solid

Shqipëria U-21 ka zyrtarizuar një miqësore kundër ekipit të Uzbekistanit. Sfida do të luhet më 30 mars, në orën 14:30, në Antalia të Turqisë dhe është një test i rëndësishëm për kuqezinjtë në ndërtimin e një ekipi sa më konkurrues për të ardhmen. Në një prononcim për fshf.org, trajneri Alban Bushi ndalet te rëndësia e kësaj përballjeje dhe grumbullimit të radhës, duke e konsideruar atë një hap të vlefshëm në konsolidimin e grupit dhe rritjen e cilësisë së skuadrës. Tekniku kuqezi komenton gjithashtu afrimet e reja, konkurrencën në ekip dhe situatën aktuale të lojtarëve në prag të këtij grumbullimi.  Miqësoret në kuadër të përgatitjeve për Euro U-21 2027 –  Janë ndeshje të rëndësishme. Bëhen të rëndësishme vetë sepse kemi shumë kohë pa u grumbulluar. Jam shumë...