Milani synon të fitojë 70 mln euro nga huazimet e lojtarëve, Tare flet për lëvizjet e merkatos së dimrit
Adriatik BALLA Igli Tare, i cili ende nuk ka bërë një vit në krye të klubit të Milanit, duket se ka realizuar aq lëvizje në klub sa pritet me kërshëri rezultati i tyre. Në të vërtetë synimet e Tares janë të forcojë pozitat financiare të klubit para se të bëjë goditje të mëdha në treg. Tare ka ndjekur politikën e huazimeve për të përfituar shifra të majme, ndërkohë që u beson afrimeve që ka bërë klubi në disa emra të spikatur, mes të cilëve edhe veteranin Luka Modriç. Kështu, raportet e së hënës pretendojnë se shitjet e lojtarëve që Milani aktualisht i ka të huazuar në sezonin 2025-26 mund të vlejnë rreth 70 milionë euro. Së fundmi është konfirmuar se Aleks Jimenez do t’i bashkohet...
Burimi:
sot.com.al