Milani kërkon takim me Maignan dhe agjentin, të gjitha detajet e ofertës për rinovimin

Milani kërkon takim me Maignan dhe agjentin, të gjitha detajet e ofertës për rinovimin

30 Dhjetor 2025 12:38 Alfred Lleshi Vazhdon negociata për rinovimin e kontratës mes Milanit dhe Mike Maignan, duke qenë se marrëveshja aktuale e portierit kuqezi skadon pas pak më shumë se 6 muajsh, më 30 qershor. Maignan është një nga lojtarët kyç në dispozicion të Massimiliano Allegrit. Sipas “Tuttosport”, pritet një moment shumë i rëndësishëm, ndoshta vendimtar, në bisedime. Drejtuesit e Milanit kanë kërkuar zyrtarisht një takim ballë për ballë me agjentin e Maignan, Jonathan Kebe, për të diskutuar drejtpërdrejt ofertën dhe limitet e saj. Ende nuk dihet nëse takimi do të zhvillohet me video-thirrje apo në “Casa Milan”, por e sigurt është se do të jetë i pranishëm edhe vetë Maignan. Oferta e Milanit parashikon një kontratë të re 3 vite e gjysmë, deri...