Milan tërhiqet nga gara për yllin 100 mln euro të mbrojtjes, shqyrton 4 alternativa të tjera

Milan tërhiqet nga gara për yllin 100 mln euro të mbrojtjes, shqyrton 4 alternativa të tjera

1 Korrik 2026 20:25 Telesport Pasi forcoi sulmin me transferimin e Gonçalo Ramos për një shifër rekord për klubin, Milan ka filluar nga puna për objektivin e radhës: qendra e mbrojtjes. Dëshira parësore e kuqezinjve ishte Antonio Silva, por 22-vjeçari është i paarritshëm, pasi Benfica kërkon plot 100 milionë euro. Në këtë situatë, drejtuesit e Milanit po shqyrtojnë të paktën 4 alternativa të tjera, me kosto të arritshme. Një nga këto emra është Tiago Gabirel, qendërmbrojtësi portugez i Lecce-s, me një vlerë rreth 15 milionë euro në treg, sipas Transfermarkt. Një tjetër portugez është në listë, por që luan te Sporting Lisbon, Gonçalo Inacio, i cili kushton 40-45 milionë euro. Po ashtu Milan po ndjek edhe argjentinasin e Manchester United, Lisandro Martinez, i cili kushton...