Milan perfekt ndaj Bologna, nuk lejon Inter të “arratiset”, por Allegri sheh vetëm Champions: Ky është objektivi ynë (VIDEO)
Milan bën “djallin” në Bologna, triumfon pastër 0-3 duke ngushtuar diferencën në 5 pikë në raport me Inter. Më shumë se sa beteja për titull, Allegri dhe të besuarit e tij përforcojnë pozitat në zonën Champions, +4 nga Napoli dhe +5 nga Juve. Kjo ishte një mbrëmje ku kuqezinjtë ishin të kolauduar në perfeksion edhe pse Allegri nuk kishte në dispozicion dy yjet e ekipit Leao dhe Pulisic, e nisi ndeshjen me dyshen Loftus-Cheek-Nkunku në sulm. Mesfushori anglez lëshoi sinjalin e parë që në start duke flirtuar me golin, ndërsa në minutën e 20-të u shërbye pastër në zonë nga Rabiot dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë. Në të 39-tën ishte radha e Nkunku, me francezin që fitoi një 11-metërsh dhe...
Burimi:
gijotina.com