Milan me probleme në Sardenjë, Fylkrug e nis nga stoli

Milan me probleme në Sardenjë, Fylkrug e nis nga stoli

Masimiliano Alegri (58) do të kthehet si rival te ish skuadra që ka drejtuar në të shkuarën, Kaljari. Milani i tij zhvillon sot ndeshjen e parë të vitit 2026 pikërisht në tokën sarde aty ku fitorja eventuale do ta ngjiste në vendin e parë të Serie A. Në fakt, Milan ka treguar se luan më mirë kundër ekipeve të mëdha sesa kundër atyre të vogla. Problemi i Alegrit për këtë transfertë delikate mbetën dëmtimet por dhe verifikimi i atyre që janë rekuperuar. Raporti mjekësor për ndeshjen e parë të vitit 2026 është ky: Nkunku jashtë, Pulisiç jo në formën e tij më të mirë, Pavloviç po mbahet në pikëpyetje ende nga viroza, Gabia dhe Fafael Leao sapo janë shëruar. Sidoqoftë afrimi i gjermanit Niklas Fylkrug...