Milan-Maignan, jemi shumë pranë rinovimit. Firma pritet javën e ardhshme
23 Janar 2026 10:17 Alfred Lleshi Mes Mike Maignan dhe Milanit klima është qetësuar. Tensionet e së kaluarës janë lënë pas dhe sot të dyja palët duken të vendosura të vazhdojnë së bashku. Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, mungon vetëm firma në kontratën e re; dialogu është i vazhdueshëm dhe konstruktiv. Ka ende disa detaje për t’u sistemuar, por klubi, lojtari dhe agjentët po ecin në të njëjtin drejtim, atë të rinovimit të shumëpritur. Edhe çështja e komisioneve për agjentët, që javët e fundit ishte pengesa kryesore, nuk duket më e pakapërcyeshme. Pas transfertës në Romë pritet një takim vendimtar me agjentin e francezit, i pranishëm në Milano ditët e fundit. Këtë herë optimizmi është konkret. Oferta në tavolinë është 5 milionë euro neto, plus...
Burimi:
telesport.al