Milan-Inter vendos rekord pa u luajtur ende, derbi me të ardhurat më të larta në historinë e Serie A

Milan-Inter vendos rekord pa u luajtur ende, derbi me të ardhurat më të larta në historinë e Serie A

7 Mars 2026 11:47 Alfred Lleshi Derbi i nesërm do të shënojë ndeshjen e Serie A me të ardhurat më të larta në histori. Ende duhet të mësohet shuma e saktë, por tashmë dihet se shifra (bruto) do ta tejkalojë rekordin e mëparshëm të vendosur gjatë derbit të parë në shtëpinë e Interit, kur në kasafortën e zikaltërve përfunduan 8.649.494 euro. Aktualisht pritet që të ardhurat të jenë mbi 8.7 milion euro, por nuk pritet të arrijnë 9 milionë euro. Biletat janë pothuajse të pamundura për t’u gjetur që prej ditësh dhe në stadium do të jenë mbi 75.500 tifozë. Para këtij derbi, rekordi i të ardhurave të Milanit ishte nga derbi i sezonit të kaluar më 2 shkurt 2025, kur shifra arriti 7.344,878 euro. Me...