Milan i shkarkon të gjithë, ikën zyrtarisht Tare, pasuesi…Paratiçi

Milan i shkarkon të gjithë, ikën zyrtarisht Tare, pasuesi…Paratiçi

Milani është në vështirësi. Pas humbjes tronditëse kundër Kaljarit teksai kushtoi kualifikimin për në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, pronari i kuqezinjve, Xherri Kardinale, ka vendosur të bëjë një spastrim të plotë. Zhvillimet e fundit evidentojnë faktin se ai ka shkarkuar trajnerin Masimiliano Alegri dhe CEO-n Giorgio Furlani, Drejtorin Sportiv Igli Tare dhe Drejtorin Teknik Geoffrey Moncada, me efekt të menjëhershëm. Njoftimi për shtyp i Redbird në lidhje me vendimet e marra përfundoi në mënyrë të prerë: “Humbja zhgënjyese e mbrëmshme e ka transformuar këtë sezon në një dështim të qartë”. Ndërsa struktura e re organizative po finalizohet, figura kyçe në Milan është Zlatan Ibrahimoviç. Në orët e fundit, mësohet se është bërë një kontakt me drejtorin aktual sportiv të Fiorentinës, Fabio Paratiçi,...