Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Milan i fokusuar te mbrojtja, Igli Tare ka në listë 3 emra për të përforcuar grupin e Allegri
Milan synon disa rregullime të pjesshme në merkaton e janarit, por opsionet në dispozicion i lejojnë kuqezinjve të bëjnë lëvizjen e nevojshme me kujdesin e duhur. Prandaj klubi po punon me kujdes për të sjellë lojtarët e duhur, që mund ta ndihmojnë vërtet skuadrën e Massimiliano Allegri në ndjekjen e titullit. Lëvizjet fillestare e kanë siguruar trajnerin toskan: Ardhja e Fullkrug ka forcuar sulmin, të dobësuar nga dëmtimi i Gimenez, ndërsa rinovimi i kontratës së Maignan synon të sigurojë portën për të tashmen dhe të ardhmen. vëmendja më e madhe është përqendruar te mbrojtja. Emri i parë është Diego Coppola. Ish-lojtari 22-vjeçar i Veronës nuk po gjen shumë kohë loje në Premier League te Brighton (vetëm pesë paraqitje) dhe mund të vlerësojë një rikthim në...