Milan e nis vitin mbarë, Leao mjafton për suksesin ndaj Cagliari-t, Allegri: Titulli? Ende herët, ka shumë skuadra në garë

Milan e nis vitin mbarë, Leao mjafton për suksesin ndaj Cagliari-t, Allegri: Titulli? Ende herët, ka shumë skuadra në garë

Milani ka mposhtur 1-0 Cagliarin në transfertë, duke marrë kreun e klasifikimit të Serie A, të paktën deri në ndeshjen e së dielës mes Interit dhe Bologna-s. Një fitore e rëndësishme për kuqezinjtë, që debutuan me sukses në vitin e ri. Për Cagliarin, kjo ka qenë një ditë e veçantë, pasi Massimiliano Allegri është rikthyer në Sardini, por nuk ka mundur të marrë rezultat pozitiv. Cagliari filloi me energji dhe pati disa mundësi për të hapur rezultatin, me Palestrën që shfaqej shumë aktiv në sulm. Por, edhe pse vendasit ishin më  mirë në minutat e para, Milani ruajti qetësinë dhe e mori më pas kontrollin e lojës. Në pjesën e dytë, të besuarit e Allegrit dalin më të fortë dhe pas disa tentativave, arrijnë të...