Messi rikthehet në fushë me gol pas një muaji pushim, Argjentina fiton miqësoren e fundit

Messi rikthehet në fushë me gol pas një muaji pushim, Argjentina fiton miqësoren e fundit

10 Qershor 2026 9:01 Telesport Në Auburn (Alabama), kombëtarja e Argjentinës shënoi një tregolësh kundër Islandës në ndeshjen e tyre të fundit miqësore në prag të Kupës së Botës (3-0 për kampionët e botës në fuqi). Lionel Messi, që e nisi ndeshjen nga stoli, shënoi vetëm pak minuta pasi u rikthye në fushë (duke zëvendësuar Giovanni Simeone) pas një dëmtimi të pësuar në fitoren e Inter Miami kundër Filadelfias në fund të majit. Trajneri Scaloni paraqiti një formacion eksperimental para një turme prej 88,000 vetësh. Golin e parë për Argjentinën e shënoi pas 8 minutash Valentin Barco, ndërsa messi shënoi me penallti në minutën e 72-të. Golin e tretë e realizoi Thiago Almada në minutën e 86-të. Skuadra kampione e botës tregoi një formë të...