Mesfushori largohet nga Flamurtari, drejt kalimit te rivalët e Superiores
Valentino Murataj është larguar nga Flamurtari. Mesfushori dhe klubi vlonjat kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Kështu Murataj ka dalë lojtar i lirë dhe është në kërkim të një aventure të re për karrierën e tij. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se futbollisti mund të rikthehet te Partizani, pjesë e të cilëve ka qenë edhe në të kaluarën. Murataj u largua nga Partizani në verën e vitit 2024, për të kaluar te Flamurtari në Kategorinë e Parë.
Burimi:
sot.com.al