Mes meritës dhe mikut…; Kosova po na jep leksione dhe Shqipëria vazhdon të humbasë veten në sport

Mes meritës dhe mikut…; Kosova po na jep leksione dhe Shqipëria vazhdon të humbasë veten në sport

Në një fjali të ashpër, emocionale dhe deri diku të padrejtë, një zë tifozi përmblodhi debatin që po zien prej vitesh: a po e kalon Kosova në sport Shqipërinë? Dhe nëse po, pse? Pas toneve të ndryshme dhe gjuhës së zgjedhur fshihet një realitet që nuk mund të injorohet më. Nuk është çështje krenarie lokale apo rivaliteti vëllezërish të një gjaku, por diferencë modeli, sistemi. Kosova është qartësisht modeli i urisë dhe meritës. Ajo nuk e ka luksin e gabimeve të mëdha. Si një sistem sportiv i ri, ai kosovar është ndërtuar mbi dy shtylla të qarta: meritokracia si domosdoshmëri dhe investimi i targetuar e pragmatik. Në shumë raste, një sportist në Kosovë nuk ka rrugë tjetër përveçse ta fitojë vendin me performancë. Nuk ka...