Merkato/ “Zonja e Vjetër” nxjerr 10 në shitje, për të financuar merkaton – Lista
Juventus-i është gati të bëjë një revolucion të madh në merkaton e verës. Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, drejtuesit bardhezi kanë vendosur të nxjerrin në shitje një numër të konsiderueshëm lojtarësh, me synimin për të mbledhur fonde për transferimet e reja dhe për të krijuar më shumë hapësirë në buxhet. Klubi torinez kërkon të balancojë financat dhe njëkohësisht t’i japë trajnerit mundësinë të ndërtojë një skuadër më konkurruese për sezonin e ri. Për këtë arsye, disa emra të rëndësishëm janë konsideruar të transferueshëm nëse mbërrijnë ofertat e duhura. Sipas raportimit, në listën e lojtarëve që Juventus-i është i gatshëm të sakrifikojë bëjnë pjesë sulmuesi Jonathan David, anësori i Kosovës Edon Zhegrova, argjentinasi Nico Gonzalez, mesfushorët Teun Koopmeiners, Fabio Miretti dhe Arthur, mbrojtësit Federico Gatti,...
Burimi:
ntv.al