Merkato unike e Tiranës në dimër, kalon shifrën 3 milionë euro me transferimin e fundit
Tirana ka ruajtur një standard në treg me afrimin e fundit. Bardhebluve u është bashkuar Rijad Kobiljar, që vlerësohet 300 mijë euro në tregun e “transfermarkt”. Kështu tashmë vlera totale e gjithë ekipit shkon 5,3 milionë euro në total. Çfarë mund të vërehet pas merkatos së dimrit është se bilancit të ekipit i janë shtuar 1.55 milionë euro. Kjo pasi 13 lojtarët e larguar vlerësoheshin në total 1.575.000 euro. Ndërkohë që dhjetë lojtarët e transferuar vlerësohen 3.125.000 euro në total. Sa i përket tregut mund të thuhet se Tirana ka fituar. Në fushën e blertë rezulton po ashtu që bardheblutë po bëjnë më mirë se rivalët për mbijetesë. Në vitin 2026 numërojnë tre fitore dhe dy barazime. Të larguar: Fernandez, Soler, Valerianos, Ismajli, Gjumsi, Tola, Dembele,...
Burimi:
gijotina.com