Merkato sjell shpresë për Mitaj, mbrojtësi i kombëtares “fërkon duart”

Merkato sjell shpresë për Mitaj, mbrojtësi i kombëtares “fërkon duart”

Mario Mitaj nuk po zhvillon një sezon të mirë, me mbrojtësin e kombëtares që ka luajtur vetëm 10 ndeshje me Al Ittihad. Trajneri Sergio Conceicao ka preferuar të mos e ftojë në shumë ndeshje, duke e sakrifikuar të për shkak të rregullit të lojtarëve të huaj që mund të përdoren. Gjithsesi, të reja të rëndësishme vijnë për Mitaj. Transferimi i Kante te Fenerbahce dhe ai i Benzema te Al Hilal, mund të bëjë që për lojtarin e kombëtares tonë të ketë më shumë hapësira dhe mundësi për t’u grumbulluar. Mitaj po luan sezonin e dytë të Al Ittihad. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb