Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Merkato/ Inter tenton rikthimin e Cancelo-s, zikaltrit gjejnë akordin me anësorin portugez
Me nisjen e merkatos dimërore, skuadrat e mëdha kanë nisur të lëvizin, me qëllim forcimin e grupit për vijimin e sezonit dhe arritjen e objektivave në fund. Një ndër to është edhe Interi. Negociatat për transferimin e mbrojtësit portugez, Joao Cancelo, nga Al Hilal në Milano po ecin përpara. Pasi ka pasur një përplasje me trajnerin Simone Inzaghi dhe ambientin saudit, Cancelo është i vendosur të largohet nga Arabia Saudite dhe të gjejë një skuadër në Europë për të luajtur si titullar dhe për të qenë gati për Botërorin 2026. Barcelona dhe Juventus janë në garë për lojtarin, por Interi ka bërë hapa të dukshëm përpara në bisedime, duke propozuar një huazim gjashtëmujor, me pjesën më të madhe të pagës të mbuluar nga Al Hilal....