Merkato e “nxehtë”, në Serie A “bigët” ndryshojnë “fytyrë” sezonin e ardhshëm

Merkato e “nxehtë”, në Serie A “bigët” ndryshojnë “fytyrë” sezonin e ardhshëm

Kur po i afrohemi fundit të sezonit në Serie A, “bigët” italianë kanë nisur të mendojnë që tani për merkaton e verës së ardhshme. Juventus, pas një sezoni të vështirë, synon rikthimin në Champions League dhe po punon për të forcuar skuadrën e Luciano Spalletti. Sulmuesi Dusan Vlahovic është shumë pranë rinovimit të kontratës, ndërsa klubi po ndjek me kujdes lojtarë me kontrata që skadojnë, si Bernardo Silva, Leon Goretzka, por edhe ish-lojtarin e Milanit Franck Kessie. Pengesë mbeten pagat e larta, por Juventusi është i gatshëm të bëjë investime për të konkurruar sërish në Europë. Inter po punon për të krijuar një skuadër më konkurruese për trajnerin Cristian Chivu. Fokus kryesor është rikthimi i talentit të ri Aleksandar Stankovic nga Club Brugge, ku ka...