Merkato/ Barcelona interesohet për Vlahoviç, nëse serbi transferohet në Katalonjë Lewa drejt Milanit

Merkato/ Barcelona interesohet për Vlahoviç, nëse serbi transferohet në Katalonjë Lewa drejt Milanit

Një tjetër zhvillim interesant në merkato ka të bëjë me të ardhmen e dy sulmuesve të mëdhenj: Dusan Vlahovic dhe Robert Lewandowski. Dy lojtarë që kanë kontratën që skadon në qershor të vitit 2026 dhe tashmë mund të firmosin me klubet e ardhshme, nëse nuk rinovojnë me ekipet përkatëse. Sipas Gazzetta dello Sport, Barcelona është skuadra që ka ngritur flamurin për Dusan Vlahovic. Katalanasit, me Lewandowskin që po i afrohet fundit të karrierës së tij, e shohin Vlahovic si pasardhësin ideal të polakut. Vlahovic, i konsideruar si një sulmues i fortë, i ri por me përvojë, ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës, që ka nisur tashmë bisedimet me përfaqësuesit e tij. Drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm të ofrojnë të njëjtën pagë prej 12 milionë eurosh...