Meritokracia triumfon edhe në futboll; mësimi që Shqipëria duhet të marrë nga Kosova

Meritokracia triumfon edhe në futboll; mësimi që Shqipëria duhet të marrë nga Kosova

Mbrëmë, futbolli tregoi se suksesi lind nga meritokracia, jo nga tarafet apo emrat. Shqipëria u eliminua nga Polonia 2-1, humbje që reflekton më shumë se një rezultat. Ajo tregon problemet strukturore të kombëtares kuqezi, ku shpesh ftesat dhe formacioni duken si çështje influencash, jo performancash. Lojtarët që japin gjithçka në klubet e tyre, me më shumë minutazh në këmbë, e nisin nga stoli për t’iu hapur rrugë atyre që duket se i kanë “krahët të ngrohtë”, duke lënë pas një ndjenjë zhgënjimi dhe humbjeje të krenarisë. Nga ana tjetër, Kosova triumfoi me meritë në Sllovaki, me një ekip që luajti plot zemër, freski fizike dhe vetëbesim. Trajneri i dardanëve aktivizoi lojtarët më në formë, pa marrë parasysh emrin apo statusin e tyre, dhe kjo rezultoi...