Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Lajmet e fundit se Mercedesi dhe Red Bull mund të kenë fituar një avantazh në një zonë gri të rregullores për vitin 2026 janë ndër temat më të diskutuara në botën e Formulës 1. Sipas raportimeve, si në fabrikën e Brackley-t ashtu edhe në atë të Milton Keynes, skuadrat mund të kenë gjetur një mënyrë për të rritur raportin e kompresionit të njësive termike në mënyrë jo plotësisht ligjore, por që është e vështirë të provohet si e paligjshme. Raporti i kompresionit është i kufizuar në 16:1 sipas rregullores së re teknike, por besohet se Mercedesi dhe Red Bulli kanë zbuluar një “hile” për të ruajtur nivelin 18:1 që ishte i detyrueshëm gjatë vitit 2025, në kushte të caktuara funksionimi dhe temperature. A do të...