Mercedes triumf i dyfishtë në Australi, Leclerc në podium, zhgënjejnë McLaren e Red Bull
George Russell me Mercedes fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Australisë në Formula 1, gara e parë sezonale. Një triumf i merituar i pilotët britanik, që e nisi garën nga “pole”. Një sukses i dyfishtë për Mercedes, pasi në vendin e dytë u rendit italiani Kimi Antonelli. Suksesi nuk ishte shumë i lehtë për Russell, që në gjysmën e parë të garës vuajti shumë, sidomos në xhirot e para, kur dueloi “rrotë më rrotë” me Charles Leclerc. Piloti i “kokëkuqes” shpresoi shumë te fitorja, por e mbylli garën në vendin e tretë, duke u ngjitur në podium. Ferrari bëri një paraqitje të mirë, duke dueluar në pjesën e parë të garës me Mercedes, cka e konfirmon edhe vendi i katërt për Lewis Hamilton....
Burimi:
telesport.al