Mercedes publikon pamjet e para të makinës së re dhe nis menjëherë testet në Silverstone

Mercedes publikon pamjet e para të makinës së re dhe nis menjëherë testet në Silverstone

22 Janar 2026 11:24 Telesport Mercedes ka publikuar imazhet e para të W17, makinës me të cilën ekipi gjerman synon të rikthehet në majë. Edhe këtë sezon të Formula 1, makina do të pilotohet nga britaniku George Russell dhe italiani Andrea Kimi Antonelli. Mercedes pritet të zhvillojë një ditë xhirimi në Silverstone sot përpara ditëve të para të testimit të planifikuara për në Barcelonë javën e ardhshme. Megjithatë, Mercedes nuk do të publikojë asnjë material zyrtar tjetër deri më 2 shkurt, dita e prezantimit të plotë. Toto Wolff, shefi i kësaj skuadre, tha: “Formula 1 do të pësojë ndryshime të rëndësishme në vitin 2026 dhe ne jemi gati për këtë aventurë. Rregulloret e reja kërkojnë inovacion në çdo fushë të performances”. “Puna jonë në makinën...