Mehmeti te Ipsuiç, trajneri i Bristol: Nuk ishte në dorën time

Mehmeti te Ipsuiç, trajneri i Bristol: Nuk ishte në dorën time

Talenti shqiptar largohet nga Bristol Siti për t’u bashkuar me skuadrën e vendit të tretë (një ndeshje më pak) Ipsuiç Taun. Nisin reagimet e kampeve respektive. Gati vizitat mjekësore… Nuk ishte në dorën e tij. Anis Mehmeti nga Bristol Siti te Ipsuiç Taun. Trajneri Gerhard Struber nis të flasë për matjanin që ishte pikë refermi te skuadra e tij. “Mund t’ju tregoj se Anisi nuk është përfshirë për ndeshjen e nesërme. Anisi është rrugës për testet mjekësore. Ai ka një ofertë të madhe në tavolinë nga një klub tjetër, dhe duket se Anisi do të ndryshojë drejtim. Është pjesë e lojës, duhet të mësohemi me këtë dhe kjo është situata. E dimë që Anisi ishte një nga lojtarët më interesantë për momentet vendimtare dhe ai...