Mehmeti e thyen Dinamon në Arbitrazhin e Lozanës, i merr 43 mijë euro

Mehmeti e thyen Dinamon në Arbitrazhin e Lozanës, i merr 43 mijë euro

Adriatik BALLA Historia e shkarkimeve të trajnerëve të skuadrave tona është plot drama, pasi teknikëve u ndërpriten kontratat pa u pyetur dhe shpesh edhe kur janë në vend të parë të renditjes. Mjafton një “shikim i shtrembër” me drejtuesit e klubit dhe trajneri flaket në rrugë. Por ka raste kur teknikët duan të ruajnë nderin e tyre dhe i kalojnë çështjet në gjyq. Kështu ka ndodhur me Dritan Mehmetin, i cili dje edhe zyrtarisht nëpërmjet CAS të Lozanës e fitoi duelin me Dinamon, duke fituar rrogën e sezonit 2023-2024. Faktet dhe vendimi i Arbitrazhit të Lozanës Dinamo e fillon vitin e ri 2026 me një goditje jo të vogël financiare. Pas më shumë se dy vitesh, Dritan Mehmeti ish-trajneri i Dinamos i larguar në mënyrë...