Mediat “masakrojnë” Brazilin pas eliminimit nga Kupa e Botës: “Ancelotti vdiq i përqafuar me Neymarin”
Eliminimi i Brazilit nga Norvegjia është përjetuar si një katastrofë e vërtetë në vendin amerikano-jugor. Me këtë humbje, “Seleçao” regjistron periudhën më të gjatë në historinë e saj pa fituar një Kupë Bote që nga triumfi i parë. Ky ishte fundi i rrugëtimit për një brez futbollistësh brazilianë, mes të cilëve spikat Neymar. Numri “10” u shfaq tepër i prekur dhe u pa duke qarë pa ngushëllim në fushë. Në anën tjetër ishte Norvegjia, e cila, e udhëhequr nga Erling Haaland, arriti një sukses historik. Kjo disfatë ka goditur një nga vendet më pasionante të futbollit në botë dhe reagimet e mediave braziliane nuk kanë munguar. “Globoesporte” është përqendruar te figura e Erling Haaland. Nga titulli “Haaland dominon, Brazili bie ndaj Norvegjisë dhe përjeton periudhën...
Burimi:
telesport.al