Media italiane e bën fakt të kryer, Luis Hasa zgjedh Shqipërinë
Mesfushori Luis Hasa ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren shqiptare, duke hequr dorë nga Italia. Lajmi është raportuar nga media italiane “Goal”, ndërsa pritet ende konfirmimi zyrtar nga vetë lojtari ose nga Federata Shqiptare e Futbollit. 22-vjeçari, i cili është në pronësi të Napolit, po kalon një sezon pozitiv në huazim te Karrareze në Serinë B, ku ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij. Vendimi për të ndryshuar përfaqësuese është bërë i mundur për faktin se Hasa nuk ka debutuar në asnjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Italisë. Ai ka qenë pjesë e rregullt e ekipeve zinxhir të Italisë, nga U-18 deri tek U-21, por ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë, duke u bazuar në origjinën familjare. Megjithëse i lindur në Itali, Hasa ka pasur...
Burimi:
sot.com.al