Me shumë mungesa, por shkëlqejnë lojtarët e stolit. Real Madrid nuk e llogarit Betis, e nis me fitore vitin 2026 (video)
Real Madrid e ka nisur me fitore vitin 2026, duke fituar në “Santiago Bernabeu”, 5-1 ndaj Betis, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në La Liga. Real Madrid erdhi me disa mungesa “big” në këtë takim si Kylian Mbappe, Alexander Arnold, Dean Hujisen dhe Eder Miliato, të dëmtuar. Ndërsa Brahim Diaz mungon për shkak të pjesëmarrjes me Marokun në Kupën e Kombeve të Afrikës. Megjithatë, protagonistë në fitoren e sotme ishin lojtarë të stolit si Gonzalo Garcia dhe Raul Asenscio. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për madrilenët, falë golit të Gonzalo Garcia në minutën e 20-të. Sulmuesi shënoi me kokë pas një skeme perfekte nga goditja e dënimit. Rodrygo kroson në zonë, Gonzalo Garcia dërgon topin në rrjetë. Në fillim të pjesës...
Burimi:
telesport.al