“Me Shqipërinë e kemi pasur gjithmonë të vështirë”, Levandovski respekton kuqezinjtë: Mjafton të shënojmë më shumë se ata
Polonia është duke kryer përgatitjet për përballjen me Shqipërinë, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së enjtes, duke nisur nga ora 20:45. Robert Levandovski është paraqitur ditën e sotme në konferencë për shtyp, ku është ndalur te sfida delikate me kuqezinjtë. Sulmuesi i Barcelonës ka shprehur respektin e tij për Shqipërinë, ndërsa ka theksuar se në këtë gjysmëfinale “play off”-i nuk duhet të ketë vend për gabime. “Shqipëria është gjithmonë një kundërshtar i vështirë, por ne do të luajmë në shtëpi. Shpresoj që ta kontrollojmë lojën, të vendosim ritmin tonë dhe të mos i lënë ata të shkojnë përpara. E respektojmë Shqipërinë. Ndeshjet në transfertë me ta kanë qenë gjithmonë shumë të vështira, por as ato në shtëpi nuk kanë qenë të lehta gjithashtu....
Burimi:
sportekspres.com