Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

Futbollisti gjerman Sebastian Hertner ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare pasi ka rënë nga një teleferik në Malin e Zi, ngjarje e cila ndodhi më 21 dhjetor. Qendërmbrojtësi i ETSV Hamburg, nga divizioni i pestë gjerman, po bënte ski në Savin Kuk në veri të Malit të Zi kur ra nga një lartësi prej rreth 70 metrash dhe vdiq. Sipas ‘Bild’, një nga karriget e teleferikut u shkëput nga korniza në krahun ku ishte ulur Hertner, i cili ka qenë pjesë edhe e U-19 të Gjermanisë vite më parë. Gruaja e tij u plagos rëndë, ajo u bllokua nga karrigia dhe theu këmbën. “Me hidhërim të madh duhet të njoftojmë se kapiteni ynë Sebastian Hertner pësoi një aksident fatal gjatë pushimeve. Jemi të tronditur dhe pafundësisht të trishtuar....