“Më përpara lumturoheshim nëse Shqipëria dilte e treta”! Altin Rraklli: Mos harroni se ku kemi qenë, humbisnim në çdo ndeshje me peshë
Legjenda e Shqipërisë, Altin Rraklli, ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Raklli ka folur sa i përket situatës së Ernest Muçit te Shqipëria dhe gjithashtu ka prekur pak mënyrën sesi po komentohet edhe Silvinjo në ambientin sportiv shqiptar. Përkundër gjithë kritikave dhe dyshimeve, Rraklli kujton faktin se me këtë trajner jemi në kulmin e historisë tonë. “Unë kam qenë sulmues më parë, nëse do isha në vendin e Silvinjos, do të më pëlqente shumë që të isha më shumë ofensiv. Por të jemi pak realist dhe me këmbë në tokë, futbolli sot fitohet me mbrojtje, nuk fitohet me sulm. Të isha unë trajner, Muci do të grumbullohej me patjetër.Por për ta futur nga fillimi, varet nga ndeshja, nga stërvitja...
Burimi:
sportekspres.com