“Me Murinjon mësova detaje që nuk i kisha vënë re”, Kumbulla “i shkel” syrin Romës: Do të doja të punoja më gjatë me Gasperinin

“Me Murinjon mësova detaje që nuk i kisha vënë re”, Kumbulla “i shkel” syrin Romës: Do të doja të punoja më gjatë me Gasperinin

Marash Kumbulla ka dhënë një intervistë të gjatë për “Calciomercato.com”. Lojtari shqiptar ka folur për përvojën e tij te Roma nën drejtimin e Zhoze Murinjos, të cilin e ka përshkruar si një person që e ka ndihmuar të shohë disa detaje të lojës, të cilat nuk i kishte vënë re më parë. Ndërkohë, mbrojtësi që tani luan në huazim te Majorka, ka shtuar se do të donte të punonte më gjatë me Gasperinin. Ndoshta një mesazh në distancë për trajnerin italian, teksa përvoja e tij në La Liga po vjen drejt fundit dhe së shpejti e pret kthimi në Romë. “Ai (Murinjo) është një person shumë i mirë kur skuadra fiton, por jashtëzakonisht kërkues kur rezultatet nuk po shkojnë sipas dëshirës së tyre. Mësova shumë...