Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
“Më kishte munguar goli”, Balaj: Vllaznia ringrihet, bashkë shkojmë larg
Sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj u ndal të fliste pas triumfit 3-2 ndaj Flamurtarit. “Mua më kishte munguar goli, i lumtur që shënova 2 sot dhe na ndihmuan të fitojmë. Të them të drejtën unë e njoh veten, në një farë mënyre nuk kam qenë ndonjëherë një goleador 20 gola plus gjatë karrierës. Kudo që kam luajtur kam punuar shumë për skuadrën, jam shpërblyer me gola, po jo me shifra të frikshme. Këtu kam ambientuar dhe afrohem më shumë por për Balajn është më mirë të ndihmoj ekipin. Ka ndeshje që nuk shënoj por mundohem të jem aty dhe të ndihmoj skuadrën. Të them të drejtën në fazë të dytë na ka munguar fati, kemi pasur shumë të dëmtuar, ka qenë e pamundur të përformojmë...