“Më dhemb zemra…”, Brahim Diaz thyen heshtjen pas asaj që ndodhi në finalen ndaj Senegalit

“Më dhemb zemra…”, Brahim Diaz thyen heshtjen pas asaj që ndodhi në finalen ndaj Senegalit

19 Janar 2026 17:20 Telesport Brahim Diaz ka reaguar për herë të parë publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale për situatën dramatike që ndodhi mbrëmë në finalen e Kupës së Afrikës, ku Senegali fitoi në shtesë 1-0 ndaj Marokut. Në minutat e fundit të kohës së rregullt, Brahim Diaz gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke tentuar të shënojë me panenka, por dështoi keq. Në një postim tejet emocionues, Diaz kërkon falje dhe merr përgjegjësinë e plotë për humbjen në finale. “Zemra më dhemb. Ëndërrova për këtë titull falë gjithë dashurisë që më dhatë, çdo mesazhi, çdo shfaqjeje mbështetjeje që më bëri të ndihesha se nuk isha vetëm. Luftova me gjithçka që kisha dhe me zemrën time mbi të gjitha. Dje dështova dhe...