McGregor stërvitje e fortë për të siguruar eventin në Shtëpinë e Bardhë, një emër i ri del në skenë si rival

McGregor stërvitje e fortë për të siguruar eventin në Shtëpinë e Bardhë, një emër i ri del në skenë si rival

5 Shkurt 2026 13:50 Telesport Conor McGregor ndau një klip të ri stërvitor në internet me fansat e tij përpara rikthimit të tij në kafaz, gjë që pritet të ndodhë këtë vit. Irlandezi pretendon të rikthehet të duelojë në eventin e madh që UFC do të zhvillojë në Shtëpinë e Bardhë këtë verë. McGregor vazhdon të lidhet me një rikthim në artet marciale mikse, ndërkohë që nuk ngjitet në kafaz që humbja e tij ndaj Dustin Poirier në korrik 2021. Ai duhej të përballej me Michael Chandler në verën e vitit 2024 derisa një dëmtim në gishtin e këmbës e detyroi të tërhiqej nga ndeshja kryesore e eventit UFC 303. Gjithsesi, ish-kampioni i dyfishtë i botës shpreson të kthehet në gara në vitin 2026. Disa...