Mbyllja e merkatos së dimrit, Partizani e sheh bilancin 5 me 5
Partizani ishte një nga skuadrat më aktive në këtë merkato të janarit, që përfundoi mbrëmjen e datës dy shkurt. Drejtori i ri sportiv i të kuqve, Agim Ibraimi u mundua të përfitonte nga okazionet në këtë “dritare” të transferimeve, edhe pse në merkaton dimërore është e vështirë për të gjetur elementë cilësorë. Megjithatë, Ibraimi ia doli të mbyllë me sukses operacione si ai i Kamer Qakës, ish-mesfushorit të kombëtares së Shqipërisë. Lojtari u afrua te kryeqytetasit pas eksperiencës me Shkëndijen e Tetovës, aty ku u aktivizua edhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Ndërkohë, një tjetër goditje mund të konsiderohet edhe firma me Laorent Shabanin. 26- vjeçari, që ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë duke numëruar dy paraqitje me kuqezinjtë, u afrua...
Burimi:
gijotina.com