Mbyllet “telenovela” Vinicius; braziliani dhe Real Madridi vendosin për rinovimin
6 Gusht 2026 10:16 Alfred Lleshi Arsenali, që kishte ëndërruar transferimin e tij, duhet të heqë dorë. Vinicius Junior dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës së brazilianit me “Los Blancos”. Dy faktorë kanë qenë vendimtarë për zgjatjen e bashkëpunimit. Klubi madrilen ka bërë një hap tjetër përpara drejt kërkesave të lojtarit sa i përket pagës vjetore, ndërsa një rol të rëndësishëm ka pasur edhe ndërhyrja aktive e José Mourinhos, i cili ka shtyrë si klubin, ashtu edhe futbollistin që marrëveshja të finalizohej. Trajneri e konsideron Vinicius element thelbësor në projektin e tij sportiv dhe në orët e fundit kontaktet telefonike mes tyre kanë qenë shumë të shpeshta. Lajmin për rinovimin e ka dhënë e para gazeta spanjolle “Marca”, një media shumë pranë...
Burimi:
telesport.al