Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Por edhe pse kontrata i përfundon në korrik, epoka e Sylvinhos në stolin e Shqipërisë duket se u mbyll mbrëmë në stadiumin e Varshavës. Humbja minimale 2–1 kundër Polonisë nuk dogji vetëm ëndrrën e Shqipërisë për Botërorin e 2026, por shënoi edhe finishin e rrugëtimit të tij në stolin kuqezi. Braziliani e mori drejtimin e kombëtares në fillim të vitit 2023. Kontrata i përfundonte në dhjetor të 2025, por Federata Shqiptare e Futbollit ia zgjati me 6 muaj, pasi siguroi kualifikimin në ndeshjet e Play Off-it për Botërorin e 2026, me synimin e vetëm suksesin në ndeshjet e mbetura. Mirëpo, pas dështimit të djeshëm përballë Polonisë, një zgjatje tjetër e kontratës duket e pamundur. Tani largimi është vetëm çështje kohe. Sylvinho do të jetë në...