Mbrojtja e Kombëtares e varur nga veteranët, spikat dyshja Gjimshiti-Ajeti

Mbrojtja e Kombëtares e varur nga veteranët, spikat dyshja Gjimshiti-Ajeti

Adriatik BALLA Në kampionatin italian luan kontigjenti kryesor i futbollistëve të Kombëtares, të cilët përbëjnë edhe peshën kryesore të formacionit titullar në ekipin e Silvinjos. Në të vërtetë gjërat po ecin mirë, por fokusi janë duelet e “play-off”-it në mars, një shans që Shqipëria të shkojë në finalet e një Kupe Bote për herë të parë. Ndërkohë, pavarësisht se shpesh herë janë përmendur në Europë emra të shumtë të lojtarëve që luajnë në mesfushë apo në sulm si talente premtues, në fakt mbrojtja e Shqipërisë ka qenë stabël dhe legjionarët tonë janë protagonistë me skuadrat e tyre. Në kualifikueset e fundit të Botërorit, Shqipëria pësoi gola vetëm nga Anglia në dy ndeshje dhe nga Letonia në transfertë, ndërkohë që në sfidat e tjera, përfshirë Letoninë...