Mbërrin dokumentacioni, sulmuesi zbret në fushë për Partizanin

Mbërrin dokumentacioni, sulmuesi zbret në fushë për Partizanin

Laorent Shabani mbërriti te Partizani para disa ditësh si një nga përforcimet më të rëndësishme të kësaj merkatoje për të kuqtë. Sulmuesi i krahut të majtë, i formuar në Suedi ku ishte në pronësinë e Norkonping, e pati të pamundur të aktivizohej në ndeshjen ndaj Elbasanit. Megjithatë, këtë të hënë mbërriti edhe konfirmimi i dokumentacionit të ish-lojtarit të Shpresave të Shqipërisë. 26- vjeçari do të jetë i gatshëm duke nisur nga ndeshja e radhës për Partizanin, ajo ndaj Bylisit të premten. Aventura e fundit për Shabanin ishte ajo në Suedi me klubin e Varbergs. Gjatë karrierës së tij, futbollisti 26-vjeçar ka koleksionuar 187 paraqitje duke shënuar 27 gola si dhe dhuruar 11 asistë. Sulmuesi pritet të ofrojë më shumë alternativa për stafin teknik të kryeqytetasve...